VIDEO/ Ja si duket një meteor i madh që ra nga qielli

Një meteor i madh ndezi qiellin ndërsa shpërtheu përmes atmosferës mbi Yunnan në jugperëndim të Kinës të premten në mbrëmje, duke tronditur banorët lokalë me shkëlqimin e zjarrtë të tij.

Meteorit krijoi një shpërthim drite të bardhë mbi rrokaqiejt Jinghong të Yunnanit rreth orës 9.41. Meteoriti la një rrugë të zjarrtë pas teksa zbriste në qiellin e natës, para se të zhdukej sekonda më vonë.

Sipas Observatorit Yunnan të Akademisë Kineze të Shkencave, meteori ishte  jashtëzakonisht i ndritshëm. Zhang Xingxiang i observatorit shpjegoi se efekti i zjarrit ishte shkaktuar nga fërkimi kur meteori hyri në atmosferë.