Nigeri 2018, Kroaci 1998, Holandë 1974…10 fanellat më të bukura në histori të Kupës së Botës

32 kombëtaret më të mira të globit do të mblidhen në Rusi për të zhvilluar ndeshjet e Kupës së Botës.

Kampionatet botërore janë kompeticionet më interesante dhe më të mëdha në futboll.

Përveç që nxjerrin kampionët e rinj, botërorët mbahen mend edhe për gjëra tjera, si paraqitjet e lojtarëve, zbulimin e talenteve dhe fanellat më të mira.

Ndër vite kombëtaret pjesëmarrëse në Kupën e Botës janë prezantuar me fanella të veçanta, por jo të gjitha kanë arritur të mbesin në kujtesën e tifozëve.

Ende pa filluar botërori i Rusisë, është Kombëtarja e Nigerisë që ka marrë vëmendjen e të gjithëve me fanellat e veçanta.

Fanellat e këtij vendi po konsiderohen sensacion, duke u shitur në vetëm pak minuta pas daljes në shitje në versionin online.

Sensacion kanë qenë edhe fanellat e Kroacisë në botërorin e vitit 1998, e po ashtu edhe Argjentinës së Maradonës në vitin 1986.

10 kombëtaret me fanellat më të bukura në botërore, i gjeni në fotografitë e mëposhtme.

Brazil – 1970
Holandë – 1974
Xhamajka – 1998
Argjentinë – 1986
Gjermani – 1990
Itali – 1994
Kroaci – 1998
Kamerun – 2002
Meksikë – 1998
Nigeri – 2018