Në Shqipëri s’vjen Mbreti Abdullah por princi Gazi i Jordanisë

Mbreti Abdullah i Jordanisë, nuk do të marrë pjesë në takimin e parë ndërkombëtar jashtë Jordanisë kundër terrorit, por ka dërguar Princin Ghazi, Bin Muhamed, i cili është kryekëshilltar për kulturën dhe fenë e i dërguar special i Mbretit.

Takimi, i cili është pjesë e ‘Aqaba Meetings” është në vijim të përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorit. Ky takim do të bëhet këtë radhë në Shqipëri, të dielën dhe të hënën.

Takimi i cili për herë të parë bëhet jasht Jordanisë, do të diskutojë në vecanti sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim do të marrin pjesë zyrtarë ngë disa vëndet e rajonit arab si dhe zyrtarë nga Ballkani e parnterët ndërkombëtarë të BE.

“Aqaba Meetings” është një nismë e Mbretit Abdullah në vitin 2015, me synim koordinimin dhe bashkëpunimin në fushat e sigurisë e ato ushtarake dhe shkëmbimin e eksperiencave të shërbimeve sekrete mes partnereve ndërkombëtarë dhe shteteve të rajonit për të luftuar terrorizimin sipas një qasje globale.

https://dictionary.cambridge.org/dictionary/english/holistic

syri.net/ 3 qershor 2018