FOTO/ Monika Lubonja flet për ndarjen nga bashkëshorti: ‘Duheshim shumë, por...’

Monika Lubonja këtë të shtunë ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” në një bashkëbisedim me Aulonën dhe Fatmën aktorja ka treguar se beson shumë tek dashuria por ka kaluar shumë kohë që nga koha kur ajo i ka thënë dikujt që e dashuron.

“Kanë kaluar vite qëkur i kam thënë një mashkulli të dua. Sepse edhe ky 4 vjeçari më bëri që çdo gjë tja kaloja punës. Kam nevjë për dikë që të më dëgjojë jo për “burrë dhe grua” .  Të paktën të më dëgjojë jo të më thotë këtë muhabet do bësh tani, për këtë kemi ardhur ne. Jam shumë e gatshme t’i them dikujt të dua. Një dashuri shumë të madhe e kam kaluar, e doja më donte shumë dhe e kam kaluar shumë bukur. Dashuria më çmend, më bën më të bukur, më tolerante. Nuk jam kurrë xheloze“,- është shprehur ajo.