Lufta kundër terrorizmit, mbreti i Jordanisë dërgon princin Ghazi në Tiranë

 Përfaqësuesi i Madhërisë së tij, Mbretit Abdullah të Jordanisë, prindi Ghazi Bin Muhammad, këshilltar kryesor i mbretit dhe çështjet kulturore e fetare dhe i dërguari personal do të marrë pjesë në një takim kundër terrorizmit në Shqipëri. Kështu njoftojnë sot mediat në Jordani.

Takimi që mbahet në kuadrin e “Takimeve të Akabas” dhe është vazhdim i përpjekjeve ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit, do të mbahet në Tiranë të dielën dhe të hënën, u tha në një deklaratë zyrtare.

Ky takim do të zhvillohet për herë të parë jashtë Jordanisë. Në të do të diskutohen në veçanti sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe do të ëprfshihen edhe zyrtarë politikë dhe të sigurisë nga disa vende, si nga Ballkani, Europa dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Takimet e Akabës” të iniciuara nga mbreti Abdulla në 2015 synojnë forcimin e sigurisë, koordinimin ushtarak, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave dhe të shërbimeve të inteligjencës ndërmjet partnerëve të rajonit dhe ndërkombëtarë për të luftuar terrorizmin/SYRI.NET