Historia e trishtë e famijes shqiptare, pas 25 vjetësh dëbohet nga Gjermania

Pas 25 vitesh në Gjermani, familja shqiptare eshtë detyruar të bëjë plaçkat gati dhe të largohet nga ky vend. Familja shqiptare nga Maqedonia është dëbuar nga Wolfschlugeni i Gjermanisë. Vetëm vajza më e madhe ka mbetur, ndërsa familja do t`a fillojë jetën në një vend të huaj nga asgjëja dhe nga filimi.

Lejla 16-vjeçare ka qenë duke mësuar për të përfunduar shkollën e mesme.  E motra e saj, Elifja 10-vjeçare ishte shtrirë në shtrat, kur rreth orës 22.30 dikush troket në derë.

Në momentin që nëna Gjilsime e hapi derën, në banesën e tyre në Wolfschluehn futen pesë policë. Ata nuk folën shumë, vetëm i urdhëruan që të marrin me vete sendet e nevojshme dhe të shkojnë me ta.

Asaj mbrëmjeje, babai Isa po kthehej vonë nga puna, ndërkohë që dy vajzat, djali i tij Omeri dhe bashkëshortja ishin futur në makinën e policisë para banesës. Policët i thanë se ai shpejt e shpejt duhet të merrte sendet e nevojshme me vete dhe t`i bashkohej familjes.

Në korridor takoi vajzën e madhe, Hazbijen 23-vjeçare, e cila ishte përshëndetur me familjen sepse për të nuk kishte urdhër dëbimi, pasi Maqedonia nuk e njeh si shtetase të vetën.

Hazbija me lot në sy rrëfen për atë ditë të kobshme në gazetën e përditshme gjermane “NTZ”, përcjell Albinfo.ch. Për atë ditë, kur familja e saj u dëbua pas 25 vitesh qëndrimi në Gjermani.

Autoritetet gjermane janë prononcuar lidhur me dëbimin e tyre, me pretekst se nuk i kanë plotësuar disa formalitete të nevojshme administrative. Tani, familja shqiptare në Maqedoni duhet t’ia fillojë nga asgjë dhe gjithçka është e vështirë për ta, pasi as fëmijët e as prindërit nuk e zotërojnë sa duhet gjuhën maqedonase për t’u integruar në vend.

Babai Isa Bajrami, në Gjermani kishte ardhur në vitin 1993 dhe një vit më vonë e kanë shoqëruar bashkëshortja dhe i biri, Omeri. Për 25 vite me radhë, familja ka jetuar në Gjermani me statusin e të ashtuquajturit “Duldung”.

Në Wolfschlugen dhe Nürtingen, familjes Bajrami i janë shtuar shumë përkahës, bile edhe politikanë të cilët i kanë shkruar Ministrisë së Brendshme gjermane. Nga atje kanë marrë përgjigje se familja shqiptare nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre për pasaportë, njofton më tej Albinfo.ch. Hazbija rrëfen se familja ka bërë përpjekje për t`i rregulluar pasaportat maqedonas, bile kanë qenë edhe në Konsullatin e Munihut ku iu kanë thënë se ata duhet të kthehen fillimisht në Maqedoni për të bërë kërkesat.

Hazbija vazhdon të luftojë me përkrahësit e familjes që ajo sa më parë të kthehet në ambientin e mëparshëm gjerman. Me këtë rast është hapur edhe një peticion për të grumbulluar sa më shumë nënshkrime dhe t`i dorëzohen autoriteteve përkatëse.