Trajneri i Anglisë përdor metodat e Guardiolës për të triumfuar në Botëror

Gareth Southgate dëshiron të fitojë Botërorin me Anglinë. Trajneri është duke studiuar dhe aplikuar metodat më të reja të punës dhe sipas “Daily Mail”, përfshirë edhe ato që përdor trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Southgate nuk toleron që të përsëritet humbja e përqendrimit e Europianit të fundit dhe ka përgatitur gjithçka deri në detajin minimal.

Jashtë stërvitjes ai dëshiron që lojtarët e tij të jenë të bashkuar, prandaj ka ndaluar kategorikisht telefonat gjatë darkave.

Në fushë, ideja është të fitohen ndeshjet duke dominuar zotërimin e topit, diçka që merr si shembull mikun e tij katalanas.

Plus çdo lojtar ka një program të personalizuar ngarkese, në varësi të ndeshjeve që ai ka luajtur gjatë sezonit.