FOTO/ Donald Lu fiton ndeshjen e futbollit me ambasadorët e rajonit, i sjell Kupën Shqipërisë

Ambasadori amerikan Donald Lu i ka bërë një dhuratë tjetër Shqipërisë pak para përfundimit të misionit të tij: Ai i ka sjellë vendin një kupë në futboll, fituar nga ndeshjet me kolegët e tij amerikanë të rajonit.

Ja ç'njofton ambasada amerikane sot:

"Urime skuadrës së futbollit të ambasadës amerikane në Tiranë për fitoren e Kampionatit Rajonal të Futbollit të Ambasadave Amerikane 2018!  Skuadra jonë mposhti skuadrën e Malit të Zi 2 me 0 dhe më pas fitoi me skuadrën e Maqedonisë 6 me 4 në ndeshjen finale. Ishte shumë bukur të kalonim kohë me kolegët tanë nga rajoni dhe të sillnim kupën në Shqipëri! "