Humbi 10 mijë Euro në bixhoz, ja cfarë i ndodhi të riut

Pasi ka luajtur për një kohë të gjatë bizhoz një I ri ka kaluar në depresion ka humbur dhe është shpallaur në kërkim nga familjerët e tij por edhe nga policia.

Viktima mashkull i raportuar nga familjarët si i zhdukur në polici është gjetur në qytetin e Ferizajt. Policia ka njoftuar se ai është gjetur pa ndjenja në një rrugë në Ferizaj ndërsa me ndihmën e familjarëve është sjell për intervistim në ambjentet e policisë..

Ai gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se pasi kishte luajtur dhe humbur në  lojëra të fatit  shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) €, nga depresioni ishte larguar nga shtëpia. Ndërkohë që ai është dërguar edhe për ndihmë të specializuar mjekësore.

Ja edhe njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen

 

Rr. ”Ferizajt”, Gjilan. Viktima mashkull Kosovar/Shqiptar, i raportuar person i zhdukur, është gjetur me datë, 01.06.2018, në qytetin e Ferizajt, prej nga është sjellë me ndihmën e familjareve për intervistim në Polici. Viktima ka deklaruar se pasi kishte luajtur dhe humbur në  lojëra të fatit  shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) €, nga depresioni ishte larguar nga shtëpia. Viktima pa ndjenja është takuar nga qytetarët në një rruge të Ferizajt, ku edhe ka marrë trajtim mjekësor në spitalin rajonal Ferizaj. Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, rasti mbyllet me raport të veçantë.