E diel, temperaturat në bregdet nga 20 - 27° C

Sot pritet të ketë reshje të dobëta në një pjesë të qarqeve dhe lokalisht të dobëta në pjesën tjetër njofton IGJEUM.

Reshjet priten kryesisht në pjesët kodrinore-malore të qarqeve, gjatë orëve të mesditës. Në zona shum? të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 27 °C
në vendet e ulëta: 18 / 31 °C
në vendet malore: 14 / 24 °C

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë orëve të pasdites.