Messi e thotë troç: Ja portieri më i vështirë që jam përballur

Lionel Messi është më gati se kurrë për Botërorin “Rusi 2018”.

“Pleshtit” argjentinas ka folur për portierët më të fortë që ka hasur gjatë karrierës së tij të gjatë.

“Kam luajtur kundër shumë prej tyre, por mund të veçoj mbi të gjitha Buffon. Sigurisht që nuk mund të harroj Neuer, realisht i madh dhe fantastik. Ndoshta harroj shumë të tjerë, por këta janë dy nga më të mirët, gjithashtu edhe Casillas, pa dyshim”, tha ai.