Video-përgjimi, flet Ardi: E bëra kur isha vetëm në shtëpi, nuk e kisha gruan

I ftuar në studion e “Zonë e Lirë” Ardi Daullxhiu ka dhënë shpjegime për video përgjimin e publikuar javën e kaluar në emision. Ai ka kërkuar falje publike dhe është shprehur se nuk e di vetë se si i ka thënë  ato fjalë. Ardi është shprehur se video është realizuar kur gruaja e tij nuk ishte në shtëpi.

Çani: Nuk e dinim që ishe kaq qefli mo plak. Thash me vete që Ardi  na tregoi një pjesë që nuk e njihnim? Ardi: “Unë e kam bërë për gallatë. Unë isha duke fol në Instagram, nuk e dija që e shikonin të gjithë. Qëlloi që nuk e kisha nusen në shtëpi se e kam xheloze. Nuk e di as vete si i thashë ato . Jam bërë pishman që i kam thënë ato fjalë. Unë i urrej femrat, nuk merrem me femra.”