Ju kujtohet Roberta nga seriali Floricienta ? Nuk do të besoni se sa ka ndryshuar

Vajza simpatike e serialit Floricienta po thyen rekorde me muzikën e saj në gjithë Amerikën Latine.

Kanë kaluar shumë vite prej se kur serial është shfaqur në ekranet televizive në Kosovë, por mesiguri ju nuk e keni harruar vajzën e vogël dhe shumë simpatike të këtij seriali. Roberta kishte marrë zemrën e miliona shikuesve në mbarë botën, me historinë e saj prekëse brenda këtij seriali. Ajo tanimë është 26 vjeçare dhe zhvillon karrierën e saj në Buenos Aires, Izrael, Peru, Meksikë, Kili etj.

Mariana Esposito apo e njohur më shumë si Lali, është një prej këngëtarëve që po thyen rekorde në botën e muzikës në Amerikën Latine. Është krijuese e hiteve “Una Na” “100 Grados” si dhe “A bailar”.