Panucci ndryshon skemën, ky do jetë formacioni kundër Ukrainës

Kur erdhi te Shqipëria, tha se do të luante në sulm dhe skema e tij e preferuar ishte 4-3-3, por problemet që ka shfaqur ekipi në ndeshjet e fundit, kanë bërë që të tërhiqet Christian Panucci.

Së fundmi italiani pritet të rikthehet te skema e preferuar e De Biasit me modulin 4-1-4-1 ose 4-5-1 me dy lojtarë nga krahët, që japin një forcë të madhe në repartin e sulmit.

Skuadra që mund ta nisë si titullare përbëhej nga Berisha në portë, Hysaj në të djathtë, Mavraj në qendër me Gjimshitin, ndërsa këtë herë Veseli u provua mbrojtës i majtë dhe u zëvendësua në pjesën e dytë dhe nga Memolla.

Përpara mbrojtjes u rreshtua Sabien Lilaj, kurse në mesfushë, Roshi, ishte në të djathtë, Ramadani dhe Ndoj në qendër, si ndaj Kosovës, dhe Lenjani në të majtë.

Në vend të Roshit u aktivizua dhe Gavazaj. Në sulm, ndërkohë, mund t’i besohet Rei Manajt si titullar, ndërsa Sindri Guri e zëvendë- soi në pjesën e dytë, gjë që nuk përjashton mundësinë që lojtari më i ri i Ostendes të startojë sërish si titullar edhe ndaj Ukrainës.

'Panorama sport' ka publikuar formacionin e mundshëm të Shqipërisë kundër Ukrainës.