Zbulohet shifra e çmendur! Ja sa para kërkon Ronaldo për të qëndruar te Reali

Mund të duket e pabesueshme ajo që raportojnë mediat spanjolle, Cristiano Ronaldo i ka kërkuar presidentit, Florentino Perez, 50 milionë euro në sezon për 3 vitet e ardhshme.

Shumë persona me të drejtë do të pyesnin, si ka mundësi, sepse Ronaldo është nën kontratë deri në vitin 2021 dhe përfiton 21 milionë euro në sezon, por fjalët e portugezit në fund të finales së Champions-it ishin një sinjal i qartë edhe në këtë drejtim: rritje page ose largohem, të paktën kështu shkruan “El Confidencial”, bën të ditur "Mundo Deportivo".

Sipas kësaj të përditshmeje spanjolle, 33-vjeçari, nëpërmjet përfaqësuesit të tij, Jorge Mendes, pretendon një rishikim të kontratës, ku pagesa e re e pretenduar prej tij është 80 milionë euro bruto dhe në llogarinë e futbollistit do të kalonin 50 milionë euro, ndërkohë që Reali gjithsej për 3 vite do të duhej të shpenzonte 260 milionë euro.

Aktualisht, kontrata e Ronaldos kushton 60% të buxhetit që klubi madrilen akordon për gjithë grupin e lojtarëve, nëse ky ndryshim vjen, atëherë do kjo përqindje do të rritej ndjeshëm.

Nëse lajmi i raportuar nga “EL Confidencial” do të ketë një bazë të vërtetë dhe Perez do të vendoste të plotësonte dëshirën e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, kjo do të përkthehej në një hapësirë të ngushtuar ekomomike për transferime në merkato.