Maqedonasi shkakton aksident dhe e zë gjumi qetë - qetë

Dy shoferë zviceranë të dehur është dashur t’i dorëzojnë patentat e shoferit, natën mes së enjtes e të premtes, pas aksidenteve që kanë shkaktuar në Biessenhofen dhe Arbon.

Sipas njohurive të deritanishme të Policisë Kantonale të Thurgaut, njëri prej tyre, 37-vjeç, rreth orës 23:30 ka qenë duke drejtuar makinën në rrugën “Weinfelderstrasse” nga Biessenhofeni në drejtim të Erlenit, shkruan policia zvicerane, njofton Albinfo.ch. Për shkaqe ende të panjohura, ai ka dalë nga rruga dhe ka goditur një barrierë e më pas është ndalur në një shpat livadhi poshtë. Për fat të mirë, nuk ka pasur pasoja dhe pas kësaj e ka zënë gjumi sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Një dëshmitar i kujdesshëm e ka vënë në alarm, Policinë e cila vetëm sa i nuhati kundërmimin e alkoolit, shtetasit nga Maqedonia, sepse nuk kishte mundësi t`i bënte testin për alkool. Ndaj, Prokuroria e Bischofszellit mori vendim dhe urdhëroi t'i bëhej analiza e gjakut.