Lojrat e Pekinit - Superstarit `fluturues` xhmajajkan Usain Bolt, i marrin medaljen e artë, ja çfarë ka ndodhur

Atleti më i mirë në botë,  “xhamajkani fluturues” Usain Bolt, fitues i stafetës 4x100, Nesta Carter, do të kthejë medaljen e artë të fituar në Lojërat Olimpike 2008 në Pekin.

Carter raportohet se ka përdorur stimuluesin e ndaluar Methylhexamine. Ai u përfshi në sportistët që u rishikuan për doping, ku u analizuan mbi 454 ekzemplarë nga Lojrat e Pekinit. Në shkallën e parë, IOC ka penalizuar ekipin xhamajkan me anulimin e medaljes së artë.

Carter apeloi në CAS, por Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk i dha të drejtë, duke detyruar gjithë ekipin përfshirë, Usain Bolt,  Michael Frater dhe Asafa Poëell, të kthejnë medaljet e fituara në stafetën 4x100. Megjithatë, Usain Bolt nuk është dekurajuar pavarësisht humbjes së rekordit të tij. Tani ai do të ketë 8 medalje ari në koleksionin e tij dhe jo 9.

"Rregullat duhet të respektohen, por në fund të ditës, gëzimi për fitoren e  medaljes së artë në garën e stafetës në Pekin në vitin 2008 mbetet  përgjithmonë", shkruajti ai në Twitter.