VIDEO/ Rama 'i shpëton' protestës së PD në Elbasan, nis fjalimin në Panairin e Punës

Kreu i Qeverisë, Edi Rama, e ka tejkaluar me ndihmën e Policisë, protestën e demokratëve me të cilën u prit në Elbasan sot dhe ka nisur fjalën e tij në Panairin e Punës.

Siç Rama e ka njoftuar vetë në Fb, aty janë afishuar 1576 vende të lira pune të kategorive e profileve të shumëllojshme dhe sipas tij, Zyra e Shërbimit Kombëtar të Punës mundëson punësim real edhe për shumë individë nga familje të dala prej skemës së ndihmës ekonomike.