Ermal Meta: Komplimenti më i bukur që kam marrë, nga gruaja e Domeniko Modunjës

Këngëtari Ermal Meta, gjatë një interviste dje në Tiranë, e ka veçuar dhe e ka vlerësuar ndryshe nga të tjerët, komplimentin që ka marrë nga gruaja e këngëtarit të madh italian Domeniko Modunjo.

"Ciao Ermal! - ishte pyetja që iu bë nga studentja italiane Katia Lantieri. - Unë jam duke studiuar gjuhët tek “Ismail Qemali” dhe pyetja ime është cili është komplimenti më i madh që keni marrë nga ndonjë artist i madh, që të ka nderuar?

"Kam marrë shumë stimul nga njërëz të mëdhenj të artit. Më shumë ka qënë telefonata e gruas së Domeniko Modunjës pasi këndova "Amara terra mia". Ditën e nesërme pasi këndova ajo më ka telefonuar: :Kjo këngë është shumë e vështirë, askush nuk e ka kënduar më parë. Nëse Mimo do të kishte qënë gjallë, do të kishte qënë krenar për ty."