FOTO/ Milan, vjen me përforcim nga Bayern Munich

Milan po mendon për transferimet që do të përforcojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Mbetja jashtë Ligës së Kampionëve ka shtyrë drejtuesit e Milanit të mendojnë për lojtarë të nivelit të lartë.

Njëri prej tyre është edhe Corentin Tolisso.

23 vjeçari kompletoi një sezon të mirë në Bundesligë me Bayern Munich, ku edhe u shpallën kampion.

Tolisso gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Lyon.