Ronaldo ndërron mendje: Nuk largohem nga Reali nëse ...

Cristiano Ronaldo ka një kusht për të qëndruar tek Reali i Madridit.

Sulmuesi portugez ka hedhur dyshimi për të ardhmen e tij tek ‘Los Blancos’ pas finales ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Por, ‘El Confidencial’ raporton se Ronaldo ka një kusht për të qëndruar në Madrid.

Ai kërkon 80 milionë euro bruto në vit për të mos u larguar nga ‘Santiago Bernabeu’.

Ylli portugez dëshiron të bëhet futbollisti më i paguar në botë për të konfirmuar të ardhmen e tij në Real Madrid.