Chiellini deri në vitin 2020 me Juventusin, mungon vetëm zyrtarizimi

Giorgio Chiellini pritet të nënshkruajë një kontratë të re që do ta mbajë tek Juventusi deri në qershor të vitit 2020.

Qendërmbrojtësi është kapiteni i ri pas largimit të Gianluigi Buffon dhe do të mbushë 34 vjeç në gusht.

Sipas “Sky Sport Italia”, negociatat janë në fazë të avancuar dhe ai pritet të nënshkruajë brenda këtyre ditëve.

Kontrata aktuale skadon në fund të muajit, megjithëse një largim i tiji nuk ka qenë asnjëherë një opsion.

Chiellini iu bashkua Juves në verën e vitit 2005.