Vritet në rrugë futbollisti 24-vjeçar, shkak bëhet një femër

Futbollisti i ekipit të Amerika de Cali në Kolumbi, Alehandro Penaranda Trujillo, është vrarë ditën e sotme në qytetin e tij, pasi është qëlluar me armë zjarri në rrugë.

Në Kolumbi dyshojnë se vrasja është bërë për shkak të një femre, teksa vrasësi i është afruar me motor viktimës dhe e ka qëlluar.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i agresorit, teksa lojtari 24-vjeçar nuk ka precedent penal të mëparshëm.