Franca bind për Botërorin, Mancini pëson disfatën e parë me Italinë

Franca arriti të merrte një fitore ndaj Italisë, në miqësoren e luksit të zhvilluar në Nice.

“Gjelat” fituan me rezultatin 3-1, me gola të Umtiti, Griezman me penallti, dhe Dembele.

Për italianët shënoi vetëm Leonardo Bonucci, gol që nuk mjaftoi.

Francezët tregojnë se në Botëror nuk do shkojnë për shëtitje, dhe janë pretendentë për trofeun.

Nga ana tjetër, Italisë së Roberto Mancinit i mbetet ende shumë punë për të bërë.