VIDEO/ Xavi bie në kurth, përgjohet duke sharë Barcelonën dhe lavdëruar Realin

Një bisedë private e Xavi Hernandes pas fitores së Champions League nga Real Madridi është shpërndarë nëpër rrjetet sociale, raporton Syri.net. 

Ish-mesfushori ka kritikuar politikën e transferimeve të Barcelonës. Ai e ka kritikuar ashpër ish-klubin e tij, duke thënë se: “Barcelona ka rënë në gjumë”.

Xavi nuk e ka ditur që po regjistrohej, teksa fjalët e tij kanë qenë të ashpra ndaj katalanasve, teksa ka lavdëruar rivalët e tyre, Real Madridin.

“Drejtuesit e Barcelonës kanë qenë në gjumë prej vitesh kur kanë të bëjnë me nënshkrimet dhe nuk kanë zgjedhur lojtarët e duhur për të blerë. Real Madridi ka bërë të kundërtën, duke qenë gjithçka në favorin e tyre. Ndaj edhe fitoi Champions League, pasi kishin çdo gjë në favor... lojtarët e dëmtuar si Neymar, Robben, Boateng, gjyqtarët, lojtari më i rëndësishëm në finalen me Liverpoolin u dëmtua (Salah), portierët e Bayernit dhe Liverpoolit. Duket si magji”, ishin fjalët e Xavit.

“Barcelona ka fituar tituj, por të tjerët janë duke fituar Ligën e Kampionëve”, tha ish-mesfushori.

/Syri.net/