VIDEO/ Italia reagon ndaj Francës, rihapet miqësorja e luksit

Franca dhe Italia po luajnë një miqësore luksi në Nice. Franca po fiton me rezultatin 2-1.

Golin e epërsisë për francezët e realizoi mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, në minutën e 8-të.

Më pas Antoine Griezman realizoi golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 28-të.

Italia e ka ngushtuar në 2-1 rezultatin. Golin për ekipin e Mancinit e realizoi mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, në minutën e 36-të.