Kuqezinjtë kryejnë stërvitjen e fundit para Ukrainës, ja eksperimentet e Panuccit

Kombëtarja shqiptare ka kryer seancën e fundit stërvitore në rezicendën alpine përpara miqësores me ekipin e Ukrainës.

Kristal Abazaj është stërvitur veçmas grupit, duke kryer disa vrapime rreth fushës, dhe me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për takimin e të dielës.

Panucci ka eksperimentuar me formacionin, dhe priten emra të rinj si dhe një rreshtim tjetër për skuadrën.

Berisha konfirmohet në portë, ndërsa Veseli do të provohet nga e majta mbrojtjes, Hysaj i djathtë, dhe Gjimshiti e Mavraj në qendër.

Në mesfushë pritet Lilaj para mbrojtjes, Ndoji e Ramadani në qendër, ndërsa Roshi në të djathtë, dhe me Lenjanin që duket i rikuperuar, ky i fundit pritet ta nisë i majtë.

Në këtë ditë, u provua Manaj në sulm, por nuk pritet që ky pozicion të ndryshojë serish.

Pas kësaj seance stërvitore, ekipi do të niset për në Evian të Francës, ku do të zhvillojë edhe ndeshjen ndaj Ukrainës.