", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO-FOTO/ Ja kush është shqiptari që ekzekutoi të atin

Mediat greke kanë publikuar foto të të riut me origjinë shqiptare, i cili disa ditë më patë ekzekutoi të atin, në Zakynthos.

Megjithatë, identiteti i 26-vjeçarit të arrestuar për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje, nuk bëhet ende i ditur nga mediat helene.

Sakaq, në mediat greke është publikuar edhe dëshmia e tij dhënë në polici. Raportohet se ai u ka thënë hetuesve se i ati kishte abuzuar me të seksualisht kur ishte i vogël, madje edhe me motrat e vëllezërit të tij.

26-vjeçari është fëmija i dytë nga martesa e dytë e viktimës. Më pas, 70-vjeçari ishte martuar për herë të tretë me një grua rumune, e cila vdiq para disa vitesh nga një sëmundje e pashërueshme. Me gruan e tretë, shqiptare, ai pati edhe dy fëmijë të tjerë, një djalë 7 vjeç dhe një vajzë 10 vjeç. Edhe me ata, 26-vjeçari shqiptar thotë se i ati i tij gjithashtu kishte abuzuar seksualisht.

“Rrihte mamanë time dhe ajo u divorcua me të 16 vite më parë kur unë isha 10 vjeç. Vinte në dhomën time kur flija dhe… nuk më kujtohet më shumë, mos më pyesni prapë për këtë temë. Kur vdiq në Tetor 2010 gruaja e tretë rumune, unë shkoja shpesh dhe shikoja motrën dhe vëllain tim nga babai. U trondita një ditë kur mësova se motra ime 9-vjeçare ankohej se ndjente dhimbje në organet e saj gjenitale. Dhe pastaj mendova se do të bënte të njëjtën edhe me atë. Që atëherë unë vendosa se ky përbindësh nuk duhet të jetonte më që mos të bëjë vëllain e motrën time të vuajnë. Ishte thjesht çështje kohe që ta vrisja“, u tha 26-vjeçari hetuesve grekë.

Ai ka treguar se nëna e tij shqiptare e dinte se çfarë bënte I ati dhe nuk fliste pasi ishte e frikësuar. “Nuk i vë faj, disa vite më parë tentoi vetëvrasjen”.

Shqiptari tregoi edhe planin që kishte bërë për të vrarë babain e tij.

“Shkova në takimin që kisha lënë me babain tim dhe mora makinën e motrës që kam nga martesa e parë e mamasë sime. I hoqa targat dhe mora armën e gjahut të bashkëshortit grek të mamasë. Pasi dola nga makina, mbështolla kokën dhe fytyrën me bluzë, dhe në duar vendosa dorashka që të mos më ngeleshin gjurmë të barutit. Këtë e kisha lexuar në internet. Babai ishte ulur në vendin e shoferit, ishte darkë dhe nuk e kishte kuptuar që isha kamufluar. E qëllova direkt nga dritarja e derës së tij. Dëgjoi vetëm hapat e mia dhe u kthye për të më parë. E kisha mbushur çiften me 9 saçma që përdoren për të vrarë zogj, por e dija që po ta qëlloja nga afër ishte vdekjeprurëse për njerëzit. E qëllova tre herë, në fytyrë, në zemër dhe në shpatull”, vazhdon dëshmia e tij.

Sipas shtypit grek, 70-vjeçari i kishte kërkuar djalit të tij që t’i gjente një grua për të kaluar natën. Kjo është edhe arsyeja pse të dy kishin lënë takim atë natë, që në fakt përfundoi tragjike për të moshuarin. Vrasja ndodhi mbrëmjen e 27 Majit në ishullin grek Zakynthos. Kufoma e të moshuarit u gjet nga një taksist i cili më pas lajmëroi Policinë.

Viktima ishte një postier i dalë në pension dhe ishte martuar tre herë e kishte 4 fëmijë. Dy ditë pas krimit, policia zbardhi krimin dhe arrestoi shqiptarin 26-vjeçar si vrasës të babait të tij. Hetuesit dyshuan nga dëshmitë kontradiktore të djalit dhe mamasë së tij. Këto dyshime u përforcuan akoma më tepër kur as djali dhe as mamaja nuk shkuan në varrimin e 70-vjeçarit. Pas arrestimit, i riu pranoi krimin dhe shpjegoi arsyet përse e bëri.