Ja emrat e vërtetë të artistëve shqiptarë, që ndërtuan karrierën e tyre mbi nofka

Çdo njëri prej nesh kur vjen në jetë, pagëzohet me një emër, me të cilin do të njihet gjatë gjithë jetës.

Pra emri është ai, që na është vënë nga të tjerët, qoftë i mirë apo i keq për ne, i tillë është ngase nuk na të pyet ne si foshnja për një gjë të tillë.

Por mundësia është, që emri të ndërrohet deri në moshën 18 vjeçe, apo t’i vendosësh vetes një të ashtuquajtur “nickname”.

Në muzikën shqiptare, e cila është e mbushur plot e përplot me këngëtarë, dëgjojmë emra të ndryshëm, por shumë prej tyre i kanë vënë vetes emrin artistik.

Ashtu si në mbarë botën edhe tek artistët shqiptar, emri artistik vendoset në atë mënyrë, që këngëtari të njihet më lehtë me atë emër.

Madje shumë prej tyre është e vështirë t’ia gjesh emrin e vërtetë, kjo ngaqë prej fillimit të karrierës është shfaqur me emër artistik.

Kemi edhe raste, kur artisti në gjysmë të karrierës ka vendosur, që nga emri i tij, siç është njohur prej fillimit në skenë, të vendosë emrin artistik, ngaqë në atë mënyrë mendon se njihet më mirë, edhe pse mund të ketë vështirësi, që të pranohet me emër të ri.

Por ka edhe raste, kur artisti ka ndërruar dy herë emrin artistik, por që pa asnjë pengesë është pritur mirë në publik dhe karriera i ecën për mrekulli.

Lajmi.net sjell listën e artistëve shqiptar, të cilët krahas emrit të tyre të vërtetë, njihen me nga një emër artistik.

Kjo listë është e gjatë dhe përmban emra të këngëtarëve të rinj dhe të atillë, që kanë bërë vite të tëra në skenën muzikore, por që prej fillimit njihen me emër artistik.

Më poshtë mund të shihni se, cilët janë këngëtarët që njihen me emra artistik në estradë.

Noizy - Rigels Rajku

Gili - Fevzije Konushevci

Poni -Shqiponja Karafili

Gena - Briken Lito

Ryva Kajtazi - Ryvanda Kajtazi

Meda - Mehdin Pergjeqaj

Big Mama - Besiana Kasami

Unikkatil - Viktor Palokaj

2po2 - Besnik Canolli

Ghetto Geasy - Getoar Selimi

Skivi - Visar Shala

Mc Kresha - Kreshnik Fazliu

Lyrical Son - Festim Arifi

Tuna - Altuna Sejdiu

Agon Amiga - Agon Sylejmani

Stresi - Arkimed Lushaj

Cozman - Ylber Abdullahu

Majk - Kastriot Rexha

Gold Ag - Arian Agushi

Capital T - Trim Ademi

Enca - Ruensa Haxhia

Kida - Orhidea Latifi

Young Zerka - Donald Najtellari

Gjiko - Asdren Gjikolli

Fifi - Filloreta Raçi

Real 1 - Ilir Zhitia

Dj Blunt - Edon Dedi

Baby G - Gordana Kingji

2Ton - Arton Avdyli

Mozzik - Gramoz Aliu

Getinjo - Getoar Aliu

Stine - Ernest Duka

Big Basta - Gerald Xhari

Bigem - Milot Hasangjekaj

Vig Poppa - Vigan Boletini

Elinel - Granit Bajraktari

Bim Bimma - Burim Kursani

Soni Malaj - Sonja Malaj

Fero - Feronit Shabani

Pra, ashtu sikurse edhe yjet botëror, shembull mund të merren këngëtaret shqiptare që sot gëzojnë famë ndërkombëtare, Rita Ora dhe Bebe Rexha, të cilat në të vërtetë quhen Merita Sahatçiu dhe Bleta Rexha, edhe artistët tanë përdorin emra artistikë.