Formacioni i Shqipërisë për miqësoren ndaj Ukrainës

Shqipëria do të luajë të dielën miqësoren e radhës me Ukrainën në orën 16:00 në Evian, pas konfirmimit të dhënë nga FIFA.

Në lidhje me këtë miqësore, kuqezinjtë kanë vijuar dje përgatitjet në Zvicër, duke zhvilluar një seancë të plotë stërvitore gjatë pasdites.

Analizë, shpjegim të lojës dhe stërvitjes, si dhe lojë brenda skuadrës.

“Panorama Sport” ka publikuar formacionin e mundshëm të ideuar nga Panucci.