‘Babalekryeministri’ reagon për survejimin e Lulzim Bashës

Kryeministrit i Shqipërisë Edi Rama i cili është kthyer në një ‘Babale Kryeministër’ i ndodhur nën skandalet e shumta të qeverisë së tij edhe reagimet e tij janë të çuditshme.

Me një tekst të shkurtër në faqen e tij në Facebook, Rama e emërton shpikje lajmin për survejimin e kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Reagimi i Edi Ramës:

Babalepartitë e babaleopozitës kanë shpikur sot një përgjim të Policisë së Shtetit për babalekryetarin e Partisë Babalokratike.

Shpejt do të dalë e vërteta e babalepërgjimit të shpikur dje për ministrin e ndërkohë le të qeshim me babalepërgjimin e shpikur sot për Lulëzimin.