Juventus 80 milionë euro për Milinkovic, Lazio jep këtë përgjigje

Lazio thuhet se ka refuzuar një ofertë të Juventusit me vlerë  80 milionë euro për mesfushorin Sergej Milinkovic-Savic.

Sipas gazetës” Gazzetta dello Sport”, Milinkovic – Savic vlerësohet nga klubi 130 milionë euro, ndërsa ai ka kontratë katër vjeçare me Lazion, shkruan SYRI.net.

Për serbin interesohet Paris Saint-Germain dhe Manchester United.