DOKUMENTI/ Vëllezërit Habilaj vazhdojnë të fitojnë tendera nga qeveria Rama

Subjekti AMF ose ndryshe Artan, Moisi dhe Florian Habilaj rezulton të ketë fituar tenderin për karburant të Spitalit të Vlorës. Mbiemri i njohur që ka zënë faqet e para të kronikës së zezë këta muaj dhe që ka vënë në rrezik  edhe vetë pushtetin e kryeministrit Edi Rama, shfaqet edhe në dokumentat e shtetit si përfitues parash nga buxheti.

Një mesazh i ardhur nga qytetarë tek Nisma e ka përmbledhur më së miri situatën me thënien "Shteti ynë kur proteston të fut në burg, kur merresh me drogë - të jep tendera".

Qytetari anonim e ka ilustruar denoncimin e tij edhe me këto dëshmi:  

“Përshëndetje Nisma. Shikoni sesa thellë jane futur Habilajt brenda pushtetit te Rilindjes. Ky eshte tender i Spitalit te Vlores per karburant qe e ka fituar nje nga firmat e Habilajve me administrator Artan Habilaj.

Emri AMF eshte akronim i tre vellezerve Artan, Moisi dhe Florian. Dhe po ta shikosh kjo firme fillimisht ka qene per tregeti ushqimore, po meqe do merrte tenderin e vuri dhe tregeti hidrokarburesh tek aktiviteti. Prandaj mos shikoni vetem ne siperfaqe. Ketu familjet jane futur thelle deri ne damaret e shtetit. Shtetit tone qe kur proteston te fut ne burg,kur merresh me droge te jep tendera.”