A do marrësh drejtimin e Realit? Ja si përgjigjet Pochettino

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino e ka konfirmuar se nuk ka një klauzolë largimi me klubin e tij.

Argjentinasi 46-vjeçar, i cili nënshkroi një zgjatje të kontratës 5-vjeçare me Tottenhamin është një kandidat favorit për të zëvendësuar Zinedine Zidanen, shkruan SYRI.net.

I pyetur direkt nga mundësia e drejtimit të Real Madridit, spanjoll-argjentinasi shpjegoi:

“Çka do të bëhet, le të bëhet”, ka thënë ai, raporton Diario AS.

"Unë jetoj në të tashmen, nuk ka asgjë më të rëndësishme se kaq. Më pëlqen ajo që po ndodh në merkato dhe çfarë do ndodhë nuk e di”, tha ai.