Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy detyrohet të japë dorëheqjen

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy është detyruar të lërë postin e tij prej një mocioni mosbesimi në parlament.

Lideri socialist Pedro sanchez, që e paraqiti mocionin sepse partia e z. Rajoy ishte përfshirë në një skandal korrupsioni, do të bëhët kryeministër.

“Ne do të shkruajmë një faqe të re në historinë e demokracisë së vendit tonë,” tha z. Sanchez para votimit të së premtes.

Z. Rajoy është kryeministri i parë në Spanjën moderne që është rrëzuar me një mocion mosbesimi. Lideri i Partisë Popullore konservatore ka qënë kryeministër që nga viti 2011.

Në ditën e dytë të debatit , të premten, z. Rajoy pranoi përballjen me disfatën dhe u tha deputetëve se “ka qënë një dner që e la Spanjën më mirë sesa e gjeti”.

z. Sanchez siguroi një shumicë në votim pasi mori mbështetjen e partive të ndryshme të vogla, përfshirë edhe Partinë Nacionaliste Baske. 180 deputetë e mbështetën mocioni, 169 votuan kundër dhe 1 abstenoi./SYRI.NET