E çuditshme/ Klubi francez i kërkon Zidanes që të luajë për ta

Largimi i Zidane nga Real Madridi ka bërë që në rrjetet sociale të komentohet ky vendim në mënyra të ndryshme.

Dhe është klubi i Amiens që luan në Ligue 1 që ka bërë një postim interesant në Twitter. Ata janë shprehur të gatshëm ta marrin Zidane si lojtar.

“Zinedine, nëse dëshiron t’i kthehesh shërbimit si lojtar, ne jemi të gatshëm”, kanë shkruar ata në Twitter.

Kujtojmë që Zidane u pensionua si lojtar pas Kupës së Botës 2006.