Kjo shkollë përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës për të monitoruar vëmendjen e nxënësve në klasë

Nxënësit në shkollën e mesme nr 11 në Hangzhou, duhet ta mendojnë dy herë nëse duan të merren me gjëra të tjera në orën e mësimit pasi sistemi I ri I njohjes së fytyrës do të skanojë fytyrat e tyre çdo 30 sekonda për t’u siguruar se ata po I kushtojnë vëmendje mësimit.

I quajtur “sistem i zgjuar i menaxhimit të sjelljes në klasë”, zgjidhja e re monitoruese e instaluar kohët e fundit në Shkollën e mesme nr. 11 të Hangzhou përbëhet nga tre kamera të teknologjisë së lartë të pozicionuar mbi tabelë me një teknologji softuer me AI që analizon studentët, shprehitë e tyre të fytyrës dhe sjelljet e përgjithshme dhe vlerëson nëse ata janë duke dëgjuar mësimin apo nëse mendje e tyre është tjetërkund.

Sipas raporteve të medias kineze, UA është në gjendje të mbledhë shtatë emocione të ndryshme, përfshirë ato neutrale, lumturinë, trishtimin, zhgënjimin, zemërimin, frikësimin dhe befasimin, dhe më pas i dërgon një njoftim mësuesve për të ndërmarrë veprime nëse zbulon se një ose më shumë studentët janë të hutuar gjatë klasës.

Sigurisht kjo gjë nuk është pëlqyer dhe është kritikuar nga një pjesë e mirë e nxënësve por pas një gjyqi të gjatë midis shkollës dhe nxënësve ata kanë filluar të mësohen me këtë sistem mbikëqyrjeje.