Thaçi në Londër: Kosova nuk i harron miqtë e saj!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer detaje nga vizita që ai ka nisur në Londër të enjten.

"Vizitën time në Londër, e fillova mbrëmë me një darkë së bashku me miqtë e Kosovës, gjeneralin Sir Mike Jackson, baroneshën Catherine Ashton, znj.Cherie Blair dhe ish ministrin për Evropë, Jim Murphy, - shkruan Thaçi në Fb. - Këto personalitete përfaqësojnë periudha të rëndësishme të historisë së Kosovës: përpjekjen për liri, çlirimin, pavarësinë dhe fillimin e procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova nuk e harron asnjëherë kontributin e çmuar të miqve të saj."