Strakosha kërkohet nga Liverpooli, Lazio zyrtarisht merr këtë vendim

Pas interesimit të Liverpoolit për Thomas Strakoshën, ka reaguar klubi i Lazios e cila e konsideron si të pashitshëm portierin shqiptar.

Inzaghi dhe Igli Tare kanë dhënë siguri që Strakosha nuk do të largohet por do të vijojë të mbetet te skuadra e Lazios, shkruan “sport.leggo”, raporton SYRI.net.

“Në jetën dhe në futboll nuk e dini kurrë se çfarë do të sjellë mëngjesi i ditës së ardhshme por Strakosha do të vijojë të bashkëpunojë me Lazion", tha Inzaghi gjatë një prononcimi për mediat italiane.