Mbesa i vjedh dajës 65 mijë euro nga kasaforta, jetonte në hotel, detaje…

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Veles, ku një e mitur, 17 vjeçare, ka kryer vjedhje në shtëpinë e familjarit të tij.

S.M 68 vjeç ka njoftuar policinë se në periudhën 18 maj e deri më 30 maj, 2018, në shtëpinë e tij ka hyrë dikush dhe ka vjedhur 65 mijë euro dhe dokumente nga kasaforta, njofton Telegrafi Maqedoni. Dera e shtëpisë ka qenë e hapur, dhe personi ka përdorur mjet të fortë për të hapur kasafortën.

Pas ekspertizës së Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) në Veles, të njëjtën ditë është intervistuar e mitura – mbesa e të dëmtuarit. Në prani të prindit, ajo e ka pranuar vjedhjen, kurse në hotelin ku kishte rezervuar një dhomë, u gjetën dokumentet dhe një shumë parash të vjedhura. Prokuroria themelore e Velesit është njoftuar për rastin.