Defne e “Dashuri me Qira’ shndërrohet nga ëmbëlsirë në vempire, shikoni xhirimet e fundit

Edhe pse seriali “Dashuri me qira’ ka pak kohë që ka mbaruar, askush nuk e harruar ëmbëlsirën kokekuqe, Elcin Sangu, me emrin e personazhit Defne. E gjithë telenovela ishte e ëmbël, çlodhëse, humoristike dhe duket se ishte pikërisht kjo pamja e vërtetë e aktores.

Mirëpo, puna e saj, nëse bëhet profesionalisht, të bën të mendosh e besosh pikërisht atë që duhet të shfaqet. Në xhirimet për filmin që është duke u xhiruar aktualisht në Turqi, Elcin nuk ka asnjë lidhje me vajzën e dashururuar e të qeshur që kemi parë për muaj me radhë. Do të jetë një film horror që e shfaq atë si vampire. Nuk jepen ende detaje të shumta rreth tij por pamja flet vetë…Nuk e dimë se sa fansa do të ketë Elcin me këtë zhanër, por me siguri jo aq sa pati kur u bë e famshme me telenovelën “Dashuri me qira”.