Pas largimit të Zidanes, ky është vendimi i Realit për Gareth Balen

 Madrid po përgatitet që të mbajë Gareth Balen në kryeqytetin spanjoll, raporton Daily Mail.

Sipas tabloidit britanik, drejtues të Real Madridit po përgatiten që dy javët e ardhshme të zhvillojnë takime me përfaqësues të Bales për të negociuar kushtet e reja të kontratës, shkruan SYRI.net.

Pas largimit të Zidanes, Bale është i vendosur të qëndrojë në Madrid vetëm me kushtin e vetëm që të luajë më shumë minuta.

Këtë kërkesë uellsiani e ka zyrtarizuar edhe pas finales së madhe të Champions Leagues ku megjithëse erdhi nga stoli brenda pak minutave shënoi dy gola të rëndësishëm.