Vetëm një futbollist i Real Madridit nuk është përshëndetur me trajnerin Zidane

Zinedine Zidane sezonin e ardhshëm nuk do të jetë trajner i Real Madridit por vetëm një futbollist i “Los Blancos” nuk është përshëndetur me teknikun francez.

Largimi i Zidane u pasua me shumë mesazhe falënderimi dhe mbështetje nga futbollistët e skuadrës së së Real Madridit.

Por, vetëm një prej tyre ende nuk i ka shkruar – së paku në rrjetet sociale – trajnerit tashmë të larguar, dhe ai është sulmuesi Gareth Bale.

Në sezonin e fundit uellsiani kishte raport të tensionuar me Zidanen i cili i jepte shumë pak minuta në dispozicion.

Kujtojmë që megjithëse erdhi nga stoli, Bale me dygolëshin e tij i dhuroi Realit triumfin e tretë radhazi në Champions Leagues.