Rama u përcjell një mesazh prindërve në Ditën e Fëmijëve

Kryeministri Edi Rama u ka përcjellë një mesazh sot prindërve me rastin e Ditës së Fëmijëve, mesazhin që të besojnë se vit pas viti, 1 qershori do të jetë më i mirë për ta dhe fëmijët e tyre.

"Mirëmëmngjes, shkruan Rama në në FB, - dhe me këtë finale drithëruese të garës së koreve të shkollave, në kuadrin e programit tonë "Edukim përmes kulturës" e me besimin e fortë se çdo 1 qershor do të jetë më i mirë se paraardhësi, ju uroj sot të gjithë prindërve gëzuar Ditën e Fëmijëve."