Pochettino pa klauzolë, Perez dhe Real me dhimbje koke

Tifozët e Tottenham duhet të marrin frymë më shlirë pasi që Mauricio Pochettino vështirë do të largohet nga Anglia.

Sky Sports ka kuptuar nëpërmes burimeve të saj se trajneri i Spurs nuk ka klauzolë lirimi dhe se klubi ka mohuar se ata kanë marrëveshje verbale që Pochettino mund të largohet nëse e kërkon ndonjë skuadër e madhe e La Ligas.

Argjentinasi nënshkroi marrëveshje pesë vjeçare javën e kaluar për të drejtuar klubin ga Londra veriore pasi tri sezoneve të suksesshme të tij në Premier Ligë.

Pochettino ishte njëri prej favoritëve për ta pasuar Zidanen bashkë me ish menaxherin e Arsenalit, Arene Wenger.

Në fillim edhe eksperti i futbollit spanjoll pranë Sky Sports, Guillem Balague kishte thënë se presidenti i Real Madridit, Fiorentino Perez e ka në top listë Pochettinon si trajner i ardhshëm.

Ndërkohë mediat spanjolle shkruan që Perez madje e ka kontaktuar Pochettinon për punën e re.

Por, kjo gjë e ka komplikuar tejmase transferin e argjentinasit në Bernabeu, por që në ditët në vazhdim mund të ndodh gjithçka.