The Sun: Shqiptarët po ekstradohen me chartera privatë, ja sa kushton ...

“The Sun” i ka kushtuar një shkrim investigativ mënyrës se si po ekstradohen nga vendi emigrantët e paligjshëm.

 “Dështojnë mijëra ekstradime, deportimet në avionë gjysmë të boshatisur kushtojnë 12 milionë paund në vit”, është titulli i shkrimit ku i kushtohet vëmendje shpenzimeve marramendëse të qeverisë për të larguar azilantët.

“Vetëm 9 shqiptarë u dërguan në shtëpi në një avion të vetëm në fillim të këtij viti ndërsa pjesa tjetër e avionit ishte bosh”, thuhet në shkrim.

Autoritetet britanike kanë ndjekur të njëjtën mënyrë ekstradimi edhe për vende si Maroku, Pakistani, Afganistani apo dhe Xhamajka. Numërohen deri 124 fluturime ku janë dërguar në shtëpi vetëm 5468 emigrantë.

 “Numri më i madh i fluturimeve ka qenë më Shqipërinë ku janë ekstraduar 2282 emigrantë të paligjshëm me anë të 48 fluturimeve duke na kushtuar 12 milionë paund.

Njëlloj si Shqipëria dhe Pakistani dhe Pakistani, autoritetet kanë larguar nga vendi edhe emigrantë dhe kriminelë të huaj në Afganistan, Nigeri, Gana, Kosovë, Marok, Gjermani, Xhamajka, Francë, Republika Çeke dhe Bullgari”, vijon artikulli.