Ndodh edhe kjo/ Publikohen kuotat e basteve për ekipin e ri të Zidane

Një lamtumirë e papritur, që shkaktoi tronditje te tifozët e Real Madrid dhe vë në lëvizje bastexhinjtë, sepse njerëzit duan të gjejnë se cila do të jetë skuadra e ardhshme e Zinedine Zidane.

Kuotat ndërkombëtare nuk kanë vonuar dhe me 3.75 kuotohet rikthimi i tij te Juventusi, edhe më i ulët se alternativa Paris Saint Germain, që e ka koeficientin 4.00.

Që Zidane do të jetë trajneri i ri i Francës, pas Kupës së Botës 2018, e ka koeficientin 6.00, aq sa e ka edhe mundësia e kalimit te Chelsea.

Për të gjitha opsionet e tjera është shifër e dyfishtë, 11.00 është koeficienti i Manchester United, 13.00 ai i Bayern Munich dhe plot 21.00 ai i Liverpool, që e mposhti në finalen e fundit të Champions League.

Kotat e basteve për të ardhmen e Zidane

Juventus          3.75

Paris SG          4.00

Chelsea           6.00

Franca             6.00

Man.Utd          11.00

Bayern            13.00

Liverpool        21.00