Juncker: Italianët të punojnë më shumë dhe të jenë më pak të korruptuar

“Italianët duhet të punojnë më shumë dhe të jenë më pak të korruptuar”, tha presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker . Ai shtoi se nuk mund të fajësohet BE-ja për të gjitha problemet e Italisë.

Sipas Juncker, italianët duhet të punojnë më shumë, të jenë më pak të korruptuar dhe të ndalen në kërkim të BE-së për të shpëtuar rajonet e varfëra të vendit.

"Italianët duhet të kujdesen për rajonet e varfra të Italisë. Kjo do të thotë më shumë punë; më pak korrupsion; seriozitet. Ne do t'i ndihmojmë ata si gjithmonë. Por mos luani këtë lojë të ngarkimit me përgjegjësi të BE-së. Një vend është një vend, një komb është një komb. Vendet e para, Europa e dyta”, raporton “The Guardian”.