Usain Bolt i hiqet medalja e artë për faj të patriotit të tij

Atleti xhamajkan, Nesta Carter, ka humbur apelin e tij në CAS kundër vendimit për t’i hequr medaljen e artë skuadrës së Xhamajkës dhe kësisoj e ka pësuar edhe kampioni i Botës, Usain Bolt.

Carter rezultoi pozitiv në testin e dopingut të Lojërave Olimpike “Pekin 2008” me një substancë të ndalur simuluese, në bazë të testeve të bëra në janarin e kaluar, ndaj Xhamajkës i është hequr medalja e ari e dhënë dhjetë vjet më parë.

Bolt ka një medalje më pak në karrierën e tij pas këtij vendimi.