Abilekaj në Syri.net: Rama ka marrë në mbrojtje Xhafajn, njëlloj siç bëri me Tahirin dhe Roshin

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Drejtori Ekzekutiv i ‘Fax News’, Endon Abilekaj ka deklaruar se kryeministri Rama ka marrë në mbrojtje njerëzit e tij.

Sipas Abilekajt, Rama ka marrë në mbrojtje Xhafajn,. Ashtu siç bëri dhe më herët me Roshin dhe Tahirin.

‘Është shumë e drejtë pyetja që i është bërë kryeministrit, që po mbron njerëzit e vet. Nuk është rasti i parë, pasi Rama mbrojti Elvis Roshin, Tahirin tani po mbron dhe Xhafajn.

Ndërkombëtarët e kërkonin që Roshi ti dorëzohej drejtësisë, Rama doli dhe e mbrojti në një miting. Të njëjtën gjë bëri edhe me Saimir Tahirin. Ndërkohë që Rama po vijon të mbrojë edhe Fatmir Xhafajn’, deklaroi Abilekaj.